Ambasada amerikane i rikujton fjalët e Donfried edhe një herë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës e ka rishpërndarë edhe njëherë deklaratën e Ndihmës sekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried, në të cilën ka thënë se Kosova dhe Serbia urgjent duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.

“Sepse status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Europës, por i bën të mira Kremlinit”.

“Sepse Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet, dhe konsolidim demokratik në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe shtetet fqinje të mos integroheni në institucionet europiane dhe euroatlantike”,ka thënë Donfriend.

“Mënyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjeshtë: Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së”, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet Ambasada amerikane i rikujton fjalët e Donfried edhe një herë >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!