Klubi i Volejbollit ‘Peja’ fitues i Kupës së Kosovës, priten nga kryetari Muhaxheri

Klubi i Volejbollit “Peja” është shpallur fitues i Kupës së Kosovës 2021-2022.
Me këtë rast, përfaqësues dhe drejtues të lartë të këtij klubi janë pritur dhe janë përgëzuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë.
“Kryetari Muhaxheri i uroj Klubin e Volejbollit “Peja” për sukseset e arritura e në veçanti i uroj për Kupën e Kosovës, ndërsa Klubi i Volejbollit “Peja” e falënderuan kryetarin Muhaxheri për përkrahjen e vazhdueshme, sepse të gjitha këto suksese nuk do t’i kishim arritur pa përkrahjen tuaj, prandaj ja dhuruan Kupën e Kosovës 2021-2022 – Meshkujt – Vendi i I-rë.”-thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e Komunës së Pejës./Rahoveci info/


Lajmet Klubi i Volejbollit ‘Peja’ fitues i Kupës së Kosovës, priten nga kryetari Muhaxheri >> Rahoveci info.