Publikohet kënga “Ale Ale” nga Xhensila

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar sot një projekt të ri muzikor.

“Ale Ale” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike.

Pas këtij projekti, Xhensila ka paralajmëruar edhe shumë befasi të tjera.

“Fillimi i mbarë gjysma punës. Shijojeni “Ale Ale” dhe lëreni Xhensilën t’ju surprizojë më shumë dhe më shumë….”, ka shkruar këngëtarja në Instagram, pas publikimit të këngës.

Këngëtarja gjithashtu ka falënderuar bashkëpunëtorët për përkushtimin maksimal.

“Kërceni sa më shumë, dhe gëzojuni jetës”, ka shkruar Xhensila tutje./21Media

Lajmet Publikohet kënga “Ale Ale” nga Xhensila >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!