Tentativa e Beogradit për t’iu shmangur sanksioneve të gazit

Tentativa e Beogradit për t’iu shmangur sanksioneve të gazit
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Ndryshimi I rrethanave ndërkombëtare për të cilën  dikur politik bërja në Serbi mbante shpresën dhe ishte ekzaltuar, ka rezultuar me një të papritur tashmë jo e dëshiruar për ta. Ai ndryshim dukej si loja e qibritxhiut kur njerëzit vënin baste se në cilën pako ndodhej kokrra e fasules. Dhe kështu njerëzit jepnin edhe metalikun e fundit me shpresën se do ta qëllojnë. Disa nga ekspertë të cilët i fyenin këtyre ndryshimeve sipas përmasave të dëshiruara në mediet serbe, as Sherlok Holmsi detektivi I njohur nga veprat letrare të shkrimtarit  Arthur Conan Doyle  nuk do të arrinte ti gjejë më, që kur vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj vëllait të tyre sipas nevojës.  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic ka filluar të kuptojë peshën e reagimit ndërkombëtarë tashmë pas ngjarjeve në Ukrainë. Pavarësisht presionit perëndimor të deklaruar nga Vuçiq për harmonizimin e politikës së jashtme me atë të BE, tashmë ai është edhe nën presionin e Moskës e cila mbahet në heshtje.

Pas ciklit zgjedhor në Serbi, armatimi I ushtrisë serbe dhe nafta janë bërë kryefjalë e çdo monologu të presidentit serb Vuçiq. Ballkani perëndimor gjithnjë është në krizë dhe gjithnjë ekziston frika e bartjes së luftës nga Ukraina në rajone të destabilizuara. Aq më tepër  kur Serbia përmes furnizimeve me armatim vazhdon të krijojë një ndjesi lufte në vendet fqinjë.

“Më mirë ujk i vetmuar se sa hienë dhe mizë e zuzarëve”. Kështu ai  është kundërpërgjigjur ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit malazez Milo Gjukanoviqit të cilët e shohin me sy kritik armatosjen e Serbisë nga vendet që paraqiten armike të BE dhe NATO-së. Vucic këto i përsërit si papagaj me ofertën e një gare me vendet e rajonit. Ai vazhdon të përcjellë mesazhe të kodifikuara, sinjale të rrejshme përmes tabloideve të afërta me të, për sanksione që do të vendos ndaj Rusisë. Por nëse kundërpërgjigja e Vucicit  ndaj Kurtit dhe Gjukanoviqit ishte  se më tepër preferon të mbetet i izoluar vendi i tij se sa ti bashkëngjitet sanksioneve mbetet të shihet, pavarësisht dy rezolutave të mbështetura në OKB ndaj Rusisë që është parë me sy kritik nga kjo e fundit. Këtë nuk e besojnë as vëllezërit e tij të përhershëm me të cilët siç preferojnë të konsiderojnë se kanë lidhje kulturore , historike dhe  strategjike.

Megafoni i diplomacisë ruse Maria Zakharova tha “se kanë shënuar deklaratat e palës serbe se Rusinë e kanë mik. “Ndoshta kemi këndvështrime të ndryshme në miqësi. Ne miqësinë tonë në moment të vështira gjithmonë e mbështesim”, tha ajo në një reagim duke nënvizuar se nuk e kupton pse Serbia mbështeti Rezolutën e AP të OKB-së për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Ky vlerësim është dritë shkurtër, ishte reagimi hulumtueses së institutit të Evropës të Akademisë së Shkencave Ruse Ekaterina Entina. Për të, nën kushtet e presionit, Serbia ka bërë të pamundurën dhe  jo vetëm që nuk i shkaktoi asnjë dëm Rusisë, por , përkundrazi, doli në mbështetje të saj. “Fakti që, në këmbim të votimit për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Serbia mbajti furnizimet me naftë përmes gazsjellësit JANAF, është një plus jo vetëm për Beogradin, por gjithashtu, theksoj, për Moskën, e cila është aksionari kryesor i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS)”, tha ajo. Sipas saj nëse nuk i mbështesin serbët në çdo përpjekje të tyre për të ruajtur një ekuilibër mes Lindjes dhe Perëndimit, atëherë do të gjenden lehtësisht në një situatë ku partnerin e fundit rus në Evropë do të humbasin. Për tu shmangur vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Beogradi është duke zhvilluar disa opsione të saj. Por në këtë drejtim edhe Moska është e interesuar të ketë një derë të hapur përmes Serbisë për në BE për sa I përket ato që lidhen me tregtinë e energjisë. Kjo ka ngritur frikën e tyre se NIS do të përballet me problemin e furnizimit të rafinerisë së saj në Pançevë me naftë bruto përmes territorit të Bashkimit Evropian (BE), shkruan Demostat. Tashmë është duke u biseduar në trekëndëshin midis kompanisë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit (SOKAR), qeverisë së Serbisë dhe kompanisë ruse Gaspromneft që kompania azerbeixhanase të marrë paketën shumicë të aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë.  SOKAR ka një bashkëpunim shumë të frytshëm me kompanitë ruse të naftës dhe gazit. Kjo kompani është aksionari më i madh me 58 për qind të aksioneve në Gazsjellësin Trans-Atolian (TANAP) dhe ka 20 për qind të aksioneve në Gazsjellësin Trans-Adriatik.

Sokar-Gasprom dhe Qeveria e Serbisë biseda prapa perdeve

BE ka ndaluar shitjen dhe transportin e “arit të zi” në territorin e tij të  kompanive në vendet e treta, pronari i shumicës së të cilave është kapitali rus. I tillë është rasti me kompaninë NIS, në të cilën gjiganti shtetëror rus Gazpromneft zotëron 51 për qind të aksioneve, ndërsa paketa e pakicës është në duart e Qeverisë së Serbisë. Por pas mbështetjes së rezolutës ndaj  Rusisë në OKB,  BE-ja kishte vendosur të përjashtonte Serbinë nga këto sanksione, që do të thotë se NIS mund të vazhdojë të furnizohet rregullisht me naftë dhe të funksionojë normalisht. Pala ruse  ka një disponim që një pjesë të tia kalojë përkohësisht Serbisë, gjë që do ta bënte NIS-in sërish (formalisht) shumicë në pronësi të shtetit, dhe rrjedhimisht jashtë zonës së rrezikut për të qenë nën sanksione. Megjithatë, ata janë në kërkim të garancive të qarta për kohëzgjatjen e një operacioni të tillë, dhe veçanërisht për faktin se Serbia nuk do t’ia ofrojë pjesën e saj palës së tretë, sepse tashmë përmendet se kompanitë britanike Shell dhe British Petroleum janë shumë të interesuara të hyjnë në Serbi në sektorin e  naftës dhe gazit. Nëse Gazprom mbetet pronari i shumicës, atëherë NIS mund të vihet nën sanksione, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çonin në probleme dhe shkelje të mëdha të brendshme, dhe në të njëjtën kohë rreziku i konfiskimit të parave të tij mbetet në fuqi. Dhe opsioni i tretë për të filluar shtetëzimin e NIS e sjell atë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me rusët.  Rusia (të paktën tani për tani) hodhi poshtë propozimin e Qeverisë së Serbisë që vendi ynë të blejë rreth gjashtë për qind të aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) dhe në këtë mënyrë ta kthejë këtë kompani, e cila është në pronësi të Gazpromneftit rus,  në duart e saj. Siç ka mësuar Telegrafi serb, nuk ka ndihmuar as oferta  që pas përfundimit të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, ato gjashtë për qind të aksioneve do t’u kthehen rusëve me të njëjtin çmim, në mënyrë që të shmangin cdo rrezik që sanksionet te përfshijnë edhe NIS. Një burim I gazetës thotë se një nga arsyet e mos pranimit të kësaj oferte nga Moska është plani që kompaninë NIS ta transferojnë në Bankën Gasprom e cila nuk është nën sanksione.

Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi se nuk pret që Serbia në këtë moment të përfshihet në sanksionet e BE-së për naftën, duke shtuar se çdo ditë diskutohet për situatën me partnerët në “Gazprom” për NIS. Ajo tha se nuk përjashtoi një skenar sipas të cilit do të aranzhohej që NIS të kalonte në duart e Azerbajxhanit “Sokar”, për të cilin u spekulua, por edhe skenarë të tjerë.”Nuk do të përjashtoja asnjë skenar” tha Brnabiq.

Por një përgjigje rreth pasojave që do ti bartin ato vende që shkelin sanksionet, e ka dhënë sekretarja amerikane e thesarit Janet Yellen e cila theksoi se vendet që duan të përfitojnë duke mos dënuar “luftën e neveritshme” të Rusisë kundër Ukrainës janë dritëshkurtër dhe do të përballen me pasoja nëse minojnë sanksionet perëndimore, “Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre nuk do të jenë indiferentë”  ndaj veprimeve që minojnë sanksionet gjithëpërfshirëse të vendosura ndaj Moskës dhe Presidentit rus Vladimir Putin për sulmin ndaj Ukrainës, paralajmëroi ajo në një takim të  organizuar nga Këshilli Atlantik. Jelen deklaroi se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ndryshoi perspektivat ekonomike botëroredhe se administrata Biden është e vendosur të mbajë Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj frikësuese” dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar .” Të jeni të sigurt, derisa Putini të përfundojë luftën e tij të tmerrshme, administrata Biden do të punojë me partnerët tanë për ta shtyrë më tej Rusinë në izolim ekonomik, financiar dhe strategjik ”, tha ajo.  KE kërkon nga kandidatët që t’i bashkohen të gjitha sanksioneve anti-ruse, dhe për refuzim ajo “përdredh krahët”. Kështu, së fundmi Komisioni Evropian kërkoi që deri më 15 maj 2022 të ndalojë furnizimin me naftë nga Kroacia për uzinat e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), aksionari kryesor i së cilës është Gazprom Neft (GPN). I.KRASNIQI

Lajmet Tentativa e Beogradit për t’iu shmangur sanksioneve të gazit >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!