Interi bën hap prapa në garën për titull

Interi ka bërë një hap prapa në garën për titullin e kampionit në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka pësuar humbje në udhëtim te Bologna.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Renato Dall’Ara” ka përfunduar me rezultatin 2:1.
Marko Arnautovic (28’) dhe Nicola Sansone (82’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Kurse, golin e vetëm për “Nerazzurrët” e shënoi Ivan Perisic në minutën e tretë.
Interi pas këtij barazimi ka 72 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Milani.
Kurse, Bologna me 42 pikë është në pozitën e 13-të.
Deri në pëfundim të sezonit 2021/22 në Serie A kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër ndeshje./Rahoveci info/
Lajmet Interi bën hap prapa në garën për titull >> Rahoveci info.