Ministri Çeku shprehet krenar me djemtë e CS:GO: Historike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku e ka cilësuar historike për komunitetin e lojërave E-Sports kualifikimin e ekipit kosovar Bad News Eagles në turneun më të madh në botë.

“Historike për komunitetin E-Sports Ekipi ynë Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022”, ka shkruar Çeku.

“Përgëzime Flatron, Sener, Dionis, Rigon, Genc, krenari pa fund”, ka shtuar ministri.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në E-Sports.

Edhe pse humbën 16:10 në raundin e parë, Bad News Eagles u rikthyen dhe i fituan dy raundet e radhës 16:6 dhe 16:14./Rahoveci.INFO/

Lajmet Ministri Çeku shprehet krenar me djemtë e CS:GO: Historike >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!