Komiteti Ekzekutiv i FFK-së cakton datën e finales së Kupës së Kosovës dhe takimeve të barazhit

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, mes Llapit dhe Dritës do të luhet më 26 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kështu ka marrë vendim, Komisioni Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“KE caktoi edhe datën e zhvillimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, e cila do të mbahet më 26 maj, ndërsa para saj do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK.

Llapi dhe Drita, do të përballen në finalen e madhe të Kupës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Takimi i barazhit për Superligë luhet më 28 maj, ndërsa për Ligë të Parë më 21 maj. /Rahoveci info/

Lajmet Komiteti Ekzekutiv i FFK-së cakton datën e finales së Kupës së Kosovës dhe takimeve të barazhit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!