“Mos u paraqitë filozof”, “mos nxjerr vickla”, “mos e fyej Kuvendin” – përplasje në seancën e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Seanca e Kuvendit Komunal të Rahovecit ka filluar me përplasje mes kryetarit të komunës dhe opozitarëve.

Çështja që ngriti debat pak më të fortë ishte ajo e pikës: Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;

Asamblisti i PDK-së që vjen nga kjo zonë, Sejfullah Sejfullahu kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për më vonë, për shkak të kërkesës së banorëve, përcjell Rahoveci.info.

I kësaj linje ishte edhe kreu i LDK-së në komunë, Burim Krasniqi. Megjithatë, deklarata e tij nuk i pëlqeu kryetarit, që etiketoi Krasniqin si filozof.

“Mos u bë filozof, mos nxjerr vickla”, i tha Latifi Krasniqit. Ky i fundit në replikë shtoi faktin se kjo është seanca e katërt e Kuvendit dhe po aq herë që kryetari e fyen Kuvendin.

“Është e pakuptueshme. Hera e katërt që po mbahet kjo seancë dhe po aq herë kryetari po e fyen këtë Kuvend”, shtoi i pari i Lidhjes Demokratike në Rahovec.

Më poshtë mund ta ndiqni drejtpërdrejt.

/Rahoveci.info/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!