Bilanci i jashtëzakonshëm i xhudistëve të Kosovës, Kuka: Që 10 vite me radhë kthehemi me medalje nga Europiani

ETC e rregullt

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë sot në Europianin që nisi sot, në kategorinë e saj të re deri në 52 kilogramë.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka thënë se Distria nuk ishte në ditën më të mirë të saj, por prapë ia doli të fitoi medalje.

Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë u rendit e shtata, teksa nesër do të garojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Kuka tha se shpreson që nesër xhudistët e Kosovës të fitojnë medalje.

Driton Kuka zbuloi gjithashtu se për të është viti i dhjetë me radhë që udhëheq garuesit drejt medaljeve në Kampionatet Evropiane.

Postimi i plotë:

“Medalja Elitare e para për sivjet u fitua…

Xhudo edhe kur nuk ecin gjërat sips planit prapë sjell medalje për Kosovën!

Distria e bronztë …

Kampionati Evropian për të rritur!

Kategoria e saj e re 52 kg!

Edhe në një ditë jo të mirë me disponim për luftë Distria merr medaljen e radhës!

Flaka Loxha vendi i 7 me dy fitore e dy humbje kategoria 57 Kg!

Plasmani i saj më i mirë në gara zyrtare për të rritur.

Meritoj plasman më të mirë ndoshta edhe medalje,por me randësi që tregoj që i përket kreut të xhudos Evropiane

Neser garojnë Akili e Laura shpresojmë në rezultat e medalje!

Kënaqësi që gjatë garës kishim mysafir Ministrin Çeku gjatë tërë ditës ishte me ekipin e tij në përkrahje të sportistëve tanë.

Mirënjohje edhe Ambasadorit të Kosovës në Bullgari dhe stafit të Ambasadës!

E unë si trener po jau shpalos një gëzim  timin si trener!

Është viti i 10 me radhë që kemi fituar medalje në Kampionate Evropiane për të rritur!

E kemi filluar me 2013 e sivjet 2022 bahen plot dhjetë vite që kthehemi me medalje nga Evropiani për të rritur.

Kosova mbi të gjitha …

Xhudo për Kosovën e popullin Shqiptar po vazhdon tutje”./Rahoveci info/

Lajmet Bilanci i jashtëzakonshëm i xhudistëve të Kosovës, Kuka: Që 10 vite me radhë kthehemi me medalje nga Europiani >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!