Haxhiu (PDK): Paratë e Trustit nuk janë për t’u dërguar “Martinqe”, janë të qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është këmbëngulës në një nismë të tij që qytetarëve t’u mundësohet ritërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

“Kërkesa e qytetarëve për të tërhequr deri në 30 përqind të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike. Kjo temë, kjo kërkesë duhet të na bashkojë opozitë dhe pozitë për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike aktuale”, është shprehur ai, transmeton KlanKosova.tv.

“Parat e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike” me i dërgu “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e prej atje në Slloveni, por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e tyre është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike”.

Dhe në fund ai ka shtruar një pyetje për Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe qeverinë, duke thënë paraprakisht se mjetet e Trustit janë të qytetarëve, jo të pushtetarëve.

“Sa para, miliona euro të Trustit të qytetarëve i ka shitur Qeveria në letra me vlerë? A është kjo arsyeja e vërtetë e kundërshtimit të tërheqjes së mjeteve nga Trustit nga pushteti aktual?”.

 

 

Lajmet Haxhiu (PDK): Paratë e Trustit nuk janë për t’u dërguar “Martinqe”, janë të qytetarëve >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!