Këto janë kërkesat e Lewandowskit për Bayernin

Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowiski , ka bërë dy kërkesa për rinovimin e kontratës me Bayern Munich: Një kontratë të re dyvjeçare deri në vitin 2025 dhe një rritje të pagës aktuale, e cila sipas shifrave jozyrtare shkon në 24 milionë euro në vit.

Bajerni tradicionalisht u jep lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare vetëm një kontratë njëvjeçare – e njëjta gjë është në tryezë për Manuel Neuer dhe Thomas Muller – por duket se ata do të ishin të gatshëm të bënin një përjashtim në këtë pikë.

Nga ana tjetër, paga e tij është një fushë potencialisht më e diskutueshme. Lewandowski , i cili është 33 vjeç, është tashmë lojtari më i paguar i Bayernit dhe një rritje e konsiderueshme e pagës së tij mund të ketë ndikim në kërkesat e lojtarëve të tjerë.

Bayerni e ka zakon të mos kapërcejë disa kufij në negociatat e pagave edhe nëse kjo do të thotë të lërë një lojtar të shkojë, siç ishte rasti me David Alaba.

Kontrata e Lewandowskit zgjat deri në verën e vitit 2023 dhe qëndrimi zyrtar i Bayernit është se lojtari do të qëndrojë në klub të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm./Rahoveci info/

Lajmet Këto janë kërkesat e Lewandowskit për Bayernin >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!