Policia ukrainase: Trupat e tre burrave u gjetën në një gropë në Bucha

Policia ukrainase ka bërë të ditur se trupat e tre burrave janë gjetur në një gropë në Bucha.

Trupat u gjetën dje në qytetin afër Kievit që është bërë sinonim i akuzave për krime lufte ruse.

“Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat i mbulonin sytë dhe disave ua kishin mbyllur gojën. Ka gjurmë torture në kufoma,” tha policia rajonale e Kievit.

Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.

Lajmet Policia ukrainase: Trupat e tre burrave u gjetën në një gropë në Bucha >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!