Sot seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ky është rendi i ditës i propozuar nga kryesuesi Defrim Kafexhiu

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet sot me datë 29 prill 2022 (e premte), duke filluar në ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit, e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale.

Për këtë mbledhje kryesuesi Defrim Kafexhiu ka propozuar këtë rend dite:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec (QKMF);
Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Planit Komunal për Integritet 2022-2026;
Raporti vjetor i Punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;

Shqyrtimi dhe miratimi propozim vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2021 në vitin 2022;
Shqyrtimi i Raportit financiar janar – mars 2022;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve në komunën e Rahovecit;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve, në komunën e Rahovecit;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për caktimin e lokacionit për hapësira për biznese;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave Komunale për bujqësi;
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 00054-0, 00265-0, 00498-0, 02909-0, 03015-0, 03016-0, 00251-0;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale për blegtori;
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 02302-0 dhe P-00250-0;

Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-1 në Zonën Kadastrale Xërxë;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcelën P-71510033-00527-2 në Zonën Kadastrale Xërxë;
Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për vazhdimin e kontratës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për themelimin e Komitetit Konsultativ për Arsim në Komunën e Rahovecit;
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim vendimit për themelimin e Komitetit Konsultativ për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!