Kurti kujton mbledhinë e parë të pajtimit të gjaqeve: Ide e nisur nga studentët rezultoi me faljen e 1 mijë e 800 gjaqeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve gjatë viteve të 90-ta.

Ai tha se mbyllja e gjaqeve të hapura, qe parakushti i krijimit të kohezionit kombëtar dhe përbashkimit të shqiptarëve përballë, siç e quajti ai, politikave fashiste të Serbisë në Kosovë.

“Të prejardhura nga një kulturë e vjetër e gjakmarrjes dhe të bartura nga e drejta zakonore shqiptare ndër shekuj, mijëra raste të hapura gjakmarrjesh dhe ngatërresash, edhe në fund të shekullit XX, mirëmbanin një gjendje përçarjeje dhe pasigurie në Kosovë”.

“32 vjet më parë, në një datë si sot, më 1 maj 1990, qindra mijëra njerëz u mblodhën në logun e quajtur Verrat e Llukës në komunën e Deçanit, në një tubim masiv ku u falën 100 gjaqe dhe ngatërresa”.

“Kështu, një ide e nisur nga disa studentë të Universitetit të Prishtinës dhe ish-të burgosur politikë, u kthye në një lëvizje që rezultoi me faljen e rreth 1800 gjaqeve dhe të mijëra ngatërresave në gjithë Kosovën”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

I pari i qeverisë kujtoi kryetarin e kësaj lëvizjeje, Anton Çettën, për të cilin tha se i kishte rënë në këmbë kryq e tërthor fshatrave të Kosovës, duke fituar respekt e gëzuar autoritet mes të gjithëve.

“Ky profil dhe kjo përvojë e Anton Çettës, erdhi në shprehje duke u materializuar në figurën e “Plakut të urtë”, që ndërmjetësoi shtrirjen e dorës së pajtimit mes mijëra njerëzve, duke parandaluar vëllavrasjet nga gjakmarrjet”, tha Kurti, përcjell Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se Lëvizja Gjithëpopullore e Pajtimit të Gjaqeve, është përvoja më e mirë e Kosovës për forcën që mund të fitohet nga të qenit të bashkuar si shoqëri e komb.

 

Lajmet Kurti kujton mbledhinë e parë të pajtimit të gjaqeve: Ide e nisur nga studentët rezultoi me faljen e 1 mijë e 800 gjaqeve >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!