Peja në gjysmëfinale

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it, pasi edhe në takimin e dytë çerekfinale mundi Bashkimin. Kësaj radhe shënoi fitore në Prizren me rezultat 75:77 (15:18, 26:19, 20:15, 14:25), kurse sfidën e parë e kishte fituar 94:70.

Në periudhën e parë mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 15:18, por në periudhën e dytë, vendasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 41:33, ndërsa katër pikë radhazi nga mysafirët bën që pjesa e parë të përfundojë 41:37.

Perioda e tretë ishte interesante, me vendasit që ruajtën epërsinë, dhe herë pas here e shtuan, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 61:52. Dramë u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku fituesi u vendos në çastet e fundit. Verdhezinjtë shkrin epërsinë e vendase dhe e rikthyen atë në favor të tyre, kurse Portokallezinjtë dështuan në momentet vendimtare.

Terrence Thompson dy sekonda para fundit humbi dy gjuajtje të lira dhe Peja triumfoi 75:77 dhe u kualifikua në gjysmëfinale, ku më i merituar për këtë fitore ishte Darius Washington me 28 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime. /Rahoveci info/

Lajmet Peja në gjysmëfinale >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!