Konfirmon policia, dy persona humbën jetën dhe tre të lënduar nga aksidenti në Gllobar

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën si pasojë  aksidentit të ndodhur këtë të hënë në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit.

Njoftimin me detaje shtesë, e dha për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

”Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Gllobar, të komunës së Drenasit. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Trupi i pa jetë i viktimave është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.​

Lajmet Konfirmon policia, dy persona humbën jetën dhe tre të lënduar nga aksidenti në Gllobar >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!