NBA Playoffs: Milwaukee dhe Golden State fitojnë si mysafirë

Kampioni aktual Milwaukee Bucks dhe Golden State Warriors, të dielën mbrëma arritën fitore të rëndësishme në rrugëtimin drejt titullit të NBA-së.

Të dy skuadrat shënuan fitore në terrenet mysafire dhe kështu morën përparësitë e terreneve vendase për ndeshjet eventuale vendimtare në seritë gjysmëfinale të konferencave.

Milwaukee mposhti skuadrën Boston Cetlics, një prej më të mirave të sezonit të rregullt, me rezultatin 101:89.

Jrue Holiday dhe Giannis Antetokounmpo udhëhoqën Bucksin me 25 dhe 24 pikë, ndërsa Jayson Tatum ishte më efikasi te Celtics me 21 pikë.

Spektakël i vërtetë u shfaq edhe në duelin e plejofit ndërmjet Memphisit e Golden Statet, ku në fund mysafirët festuan me rezultatin 117:116.

Ndeshja u përshkua me tensione dhe në fund ishte dramë të madhe. Klay Thompson shënoi trepikësh për Golden Staten 36 sekonda para fundit dhe Memphis pati sulmin për të fituar. Megjithatë, ylli Ja Morant dështoi në sulmin që mund t’ia siguronte triumfin skuadrës së tij, Memphis.

Dueli u karakterizua nga një situatë e diskutueshme, kur Draymond Green u përjashtua për shkak një gabim personal, që për gjyqtarët ishte i qëllimshëm. Bashkëlojtarët e tij te Golden State protestuan ashpër, por pa rezultat. Situata më pas shkaktoi polemika të shumta edhe në rrjetet sociale.

Ja Morant ishte me efikasi te Memphisi me 34 pikë, 10 asistime dhe 9 kërcime, ndërsa Jaren Jackson shtoi një pikë më pak. Në ekipin fitues, Jordan Poole shënoi 31 pikë.

Lajmet NBA Playoffs: Milwaukee dhe Golden State fitojnë si mysafirë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!