NASA do të dërgojë në hapësirë grafika nudo të njerëzve për të rënë në kontakt me alienët

Shkencëtarët e NASA-s kanë nisur një eksperiment të ri.

Ata po planifikojnë të dërgojnë fotografi nudo në hapësirë.

Kjo po bëhet në kuadër të projektit “Beacon in the Galaxy” (BITG).

NASA shpjegon se fotot nuk janë grafikë të njerëzve të zhveshur, por janë vizatime të një burri dhe gruaje bazuar në ADN.

Shkencëtarët shpjegojnë se ilustrimi i pikseluar të një burri dhe gruaje të zhveshur duke u përshëndetur mund të sjell deri tek një kontakt me jashtëtokësorët, shkruan NYPost përcjell Klankosova.tv.

Së bashku me figurat nudo dhe një përshkrim të ADN-së, shkencëtarët janë përpjekur gjithashtu të përshkruajnë gravitetin.

E gjithë kjo bëhet një mesazh i përditësuar i koduar binar që mund të dërgohet në hapësirë.

Shkencëtarët mendojnë se një mesazh i koduar binar ka shumë të ngjarë të kuptohet nga alienët.

Lajmet NASA do të dërgojë në hapësirë grafika nudo të njerëzve për të rënë në kontakt me alienët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!