Rreziku i fragmentimit politik të BE nga loja  ruse me gaz 

Rreziku i fragmentimit politik të BE nga loja  ruse me gaz 
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Furnizimi me gaz është një armë cilën politika ruse po e përdorë në raporte ndërkombëtare dhe e cila nuk dihet nëse do tu rezistojnë sanksioneve vendosura perëndimore ndaj Moskës për shkak të sulmeve në Ukrainë. Kompania ruse e Gaspromit banka e së cilës nuk është përfshirë në sanksionet ndërkombëtare, ka vendosur ta mbyll valvulin e gazit për furnizimet në Poloni dhe Bullgari. Një nga arsyet kryesore sipas versionit rusë është pasi këto dy vende kanë kundërshtuar të paguajnë gazin në rublat ruse.  

Komisioni Evropian dënoi të mërkurën vendimin e njëanshëm të Rusisë për të pezulluar furnizimin me gaz për disa vende anëtare të BE-së si një përpjekje për të përdorur energjinë për shantazh.

“Vendimi i njëanshëm i Gazprom për të pezulluar gazin për klientët në Evropë është një tjetër përpjekje e Rusisë për të përdorur gazin si një mjet shantazhi,” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Shumë mendojnë se me këtë politikë Rusia po nxit fragmentimin e BE-së. Pavarësisht se të gjitha vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, kjo e fundit ka vendosur që vetëm dy vendeve tiu shkurtojë furnizimet me gaz.

Që nga fillimi i luftës në shkurt të këtij viti, Polonia është pozicionuar si aleatë kryesor i Ukrainës së sulmuar. Veq ndihmës ekonomike dhe armëve dhe kujdesit për refugjatë, Polonia është një lloj transiti i vendit për të gjitha që arrijnë në Ukrainë nga vendet e tjera perëndimore. 

Ndërsa sa i takon Bullgarisë, Moska e ka shikuar me sy kritik këtë vend  për shkak se është kritikuar përfaqësimin i saj diplomatik për ndërhyrje të shpeshta në punët e brendshme. Ajo ka tërhequr ambasadorin e saj nga Moska për konsultime.  “Në gjuhën diplomatike, kjo do të thotë se pala tjetër duhet të bëjë të njëjtën gjë,” tha kryeministri bullgar Kiril Petkov  në Bruksel përpara një takimi të Këshillit Evropian. ” Një qytetar i vetëm i Bullgarisë është keq kur sheh se si një diplomat i huaj fyen bullgarët dhe qeverinë bullgare. Një sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme”, theksoi ai. Ambasada ruse Sofje në profilin e saj në facebook e shoqëroi pushtimin e Ukrainës me sulme të vrazhda kundër Bullgarisë, e cila ishte bërë zyrtarisht jo miqësore. Fillimisht, udhëheqja bullgare u quajt “pastër euroatlantike”, pasi me urdhër të tyre, në ditën e dytë të luftës, kanalit RT iu ndalua transmetimi e së shpejti edhe Sputnikut. Një javë më vonë, ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova, në një video urim për të gjithë bullgarët me rastin e festës kombëtare – Ditës së Çlirimit nga perandoria Osmane – krahasoi luftën ruso-turke të viteve 1877-78, kur me ndihmën vendimtare e ushtrisë ruse, Bullgaria u rikthye në hartën politike të Evropës, me luftën aktuale të Kremlinit kundër “regjimit nazist të Kievit”. Ambasadori theksoi se pala ruse udhëhiqet nga “vlerat humaniste të krishtera”. Një gjë të tillë nuk e duroi dot shefi i kabinetit, Kiril Petkov, i cili këto ditë festoi njëqind ditët e qeverisjes së tij. Edhe në fotografinë zyrtare, fytyra e tij shpreh shkallën e indinjatës së tij: pasi thirri ambasadorin për një bisedë, ai foli jashtëzakonisht ashpër për një analogji të tillë. “Mirënjohja jonë ndaj popullit rus për çlirimin nuk mund të nënvlerësohet me krahasimin me luftën e sotme vëllavrasëse në Ukrainë”, theksoi Petkov. Kryeministri këmbënguli gjithashtu që ambasada e Federatës Ruse të mos ndërhyjë në politikën e brendshme të Bullgarisë. Kreu i misionit diplomatik rus sillet në Bullgari si një guvernator i përgjithshëm rus, tha Këshilli Atlantik i Bullgarisë . Në media dhe qarqe publike filluan të dëgjoheshin thirrje për largimin e Mitrofanovës.

Presidenti i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, shkroi në Telegram se Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë me “vendet e tjera armike”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi se Rusia mund të pezullojë furnizimin me gaz për vendet e tjera të Bashkimit Evropian nëse ata refuzojnë të paguajnë për të në rubla. I pyetur nëse Rusia është gati për humbjet financiare që mund të pësojë nëse vendet evropiane refuzojnë të paguajnë për gazin në rubla, Peskov u përgjigj se “gjithçka është e llogaritur” dhe se të gjitha rreziqet janë marrë parasysh.

Ursula von der Layen, presidentja e Komisionit Evropian, dënoi Rusinë për përpjekjen për të “shantazhuar” Evropën pasi Gazprom konfirmoi se kishte ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë.

“Njoftimi i Gazprom për të ndaluar thjesht furnizimin me gaz për klientët në Evropë është një përpjekje tjetër e Rusisë për të përdorur gazin si një instrument shantazhi. Kjo është e pajustifikuar dhe e papranueshme. Kjo tregon edhe një herë mungesën e besueshmërisë së Rusisë si furnizues me gaz,” tha ajo.

Ajo shtoi se BE-ja është e gatshme për këtë skenar.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me të gjitha vendet anëtare. Ne kemi punuar për të siguruar dërgesat alternative dhe nivelet më të mira të mundshme të ruajtjes në të gjithë BE,” tha ajo. Ajo theksoi se në Bruksel po zhvillohen bisedime për krizën.

Moska po shfrytëzon gazin dhe naftën si një levë kundër sanksioneve të vendosura ndaj saj. Kjo ka nxitur reagimet e krerëve perëndimor të cilët e shohin këtë si një përpjekje të Putinit për të ndalë rënien e vlerës së monedhës ruse. Pas Strem Nord e cila është bllokuar si pasojë e sanksioneve, edhe rrjedha Jugore mbetet diskutabile nëse do të vazhdojë së funksionuari. Në planin rus është përfshirë me theks Bullgaria përmes së cilës kalon Rrjedha Jugore e gasit,   e cila i është bashkangjitur sanksioneve. Por mbetet e paqartë nëse sanksionet perëndimore do ti mbesin besnik pozicionit të tyre sa i përketë sanksioneve, marrë parasysh se ndaj bankës Gasprom nuk kanë vendosur sanksione, përveq ShBA.

Tashmë dhjetë kompani evropiane që blejnë gazin rus kanë hapur llogari në Gazprombank dhe katër kanë paguar tashmë gazin në rubla, njoftoi agjencia amerikane “Bloomberg”, duke cituar burimet e saj.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov deklaroi se Bullgaria aktualisht po shqyrton marrëveshjet e saj me Gazpromin, duke përfshirë tranzitin e gazit rus në Serbi dhe Hungari, sepse “ky shantazh nuk është i pranueshëm”. “Rusia po përpiqet të shantazhojë Evropën”.

Duke vendosur detyrimin për të paguar gazin dhe naftën ruse në rubla, Putini po përpiqet të ndalojë rënien e vlerës së monedhës ruse, e cila ka rënë më shumë se 35 për qind kundrejt dollarit që nga pushtimi i Ukrainës dhe vazhdon të bjerë. Nëse ai do të ketë sukses në këtë, është e vështirë të vlerësohet për momentin, “tha analisti Davor Novotny. Si rezultat i këtij vendimi do të ketë kërkesë për rubla dhe ato rubla do të duhet të shiten diku. Mbetet e paqartë se ku do ta gjejnë rublën kompanitë që duhet të paguajnë për gazin dhe naftën ruse, ndoshta përmes bankave kineze që do ta blejnë rublën nga bankat ruse dhe do t’ua shesin atë kompanive perëndimore që duhet të paguajnë për naftën dhe furnizimet me gaz.

Shifrat e Gazprom tregojnë se para vendimit të ri, 58 për qind e shitjeve të gazit natyror në Evropë dhe vende të tjera ishin kontraktuar në euro, 39 për qind në dollarë amerikanë dhe rreth 3 për qind në paund.  Por a ishte ky vendim i Moskës që ka dalë si rezultat i sanksioneve apo ishte një plan i përgatitur paraprakisht? Rusia që nga koha e aneksimit të Krimesë dhe vendosjes së sanksioneve ndaj saj, synon ti shmanget valutave ndërkombëtare.  Moska për këtë plan kishte diskutuar qysh në mes shtatorit 2017 në Vladivostok në Forumin Ekonomik, duke mbledhur së bashku përfaqësues të të gjitha vendeve me të cilat Moska synon të nisë biznes dhe tregti në shkallë të gjerë. Ndërsa një vit më vonë  Ministria ruse e Financave kishte miratuar një plan zyrtar i cili parashikon kundërmasa, duke përfshirë uljen e taksave për kompanitë që kalojnë në biznes dhe tregti me bazë rubla. Një pjesë kyçe e planit është tregtia me vendet BRICS, Bashkimi Ekonomik Euroaziatik në monedhat kombëtare dhe fokusi është në tregtinë në rubla në EEU, dhe tregtinë rubla-juan me Kinën dhe rubla-euro me vendet e Bashkimit Evropian. Qeveria ruse tani ka filluar të zbatojë këto masa, megjithëse zbatimi gjithëpërfshirës i planit është planifikuar për në vitin 2024. Edhe pse Rusia po përpiqet ta bëjë monedhën e saj kombëtare një aktiv rezervë të qëndrueshëm, marrë parasysh edhe një kredi të lëshuar në tregun e Londrës në shumën prej dy miliardë dollarësh  të cilën synon të shlyejë  në rubla. Një arsye tjetër pese Rusia dëshiron sa më parë të forcojë rublën në transaksionet ekonomike ka të bëjë edhe me rezervat e naftës  dhe gazit.  Zëvendëskryeministri rus Novak tha se Rusia furnizohet me naftë për 30 vjet, dhe gaz për 50. Dhe çfarë do të ndodhë kur rezervat të mbarojnë, a do të fillojmë t’i blejmë vetë? Sipas Rosgeologiya, pa zbulime të reja të fushave të naftës, rezervat e naftës do të zgjasin për 30 vjet. Ministri i Burimeve Natyrore dhe Ekologjisë Alexander Kozlov beson se do të ketë mjaftueshëm naftë për 59 vjet. Në të njëjtën kohë, kreu i Rosnedr saktësoi se vetëm 19 vitet e ardhshme do të ishin fitimprurëse për sa i përket naftës.

Ilir KRASNIQI

Lajmet Rreziku i fragmentimit politik të BE nga loja  ruse me gaz  >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!