Villarreali tashmë e ka bërë befasinë, është në epërsi të dyfishtë ndaj Liverpoolit

Villarreali ka realizuar dy herë në portën e Liverpoolit (2-0) në gjysmën e parë të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve që zhvillohet në në Estadio de la Ceramica.

Ishte një fillim fantastik i fraksionit të parë, në të cilin vendasit realizuan që në minutën e tretë të takimit duk e zhbllokuar rezultatin.

Etienne Capoue reagoi para portës duke asistuar te Boulaye Dia dhe ky i fundit e futi topin në rrjetë.

Dani Parejo e Gerard Moreno patën rastet e tyre në minutat në vazhdim, mirëpo u mungoi efektiviteti.

Kur po afroheshin minutat e fundit të gjysmës së parë, Giovani Lo Celso u gjet i vetëm përballë Alisson, ndërsa ndërhyrja e portierit u konsiderua e palejueshme nga gjyqtari.

Mirëpo, kjo nuk e ndali Nëndetësen e Verdhë që të realizonte. Etienne Capoue priti një top në krahun e djathtë dhe dhuroi një harkim të mrekullueshëm në zonë, ku e priti Francis Coquelin për të realizuar me kokë (41’).

Tashmë rezultati i përgjithshëm është i barabartë (2-2) dhe gjithçka do të nisë nga fillimi në 45 minutat e fundit. /Rahoveci info/

Lajmet Villarreali tashmë e ka bërë befasinë, është në epërsi të dyfishtë ndaj Liverpoolit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!