Ismet Munishi e uron Ballkanin për titullin e kampionit

Barazimi pa gola i Dritës dhe i Gjilanit bëri që Ballkani edhe matematikisht të shpallet kampion i Kosovës në futboll.

Edhe pse i kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Ballkani nga sot e nis festën e titullit të parë në histori.

Suharekasit e dominuan kampionatin në shumicën e kohës, duke e fituar me meritë.

Pas këtij suksesi nuk ka munguar as urimi nga ish-trajneri i suharekasve, Ismet Munishi.

“Urime Fc Ballkani titulli kampion, urime qytetarëve të Suharekës,urime Xhebrailave, urime gjithë atyre që ndihmuan për këtë sukses historik”, shkroi ai në Facebook./Rahoveci info/

Lajmet Ismet Munishi e uron Ballkanin për titullin e kampionit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!