Trupi i myftiut Muamar Zukorliq do zhvarroset, djali i tij njofton se gjykata vendosi për autopsi

Gjykata e Lartë e Novi Pazarit ka vendosur ta zhvarrosë trupin e akademikut, myftiut Muamar Zukorliq, për të kryer autopsinë, për të zbuluar shkakun e vdekjes së tij.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, djali i të ndjerit Zukorliq, Usame, përcjell klankosova.tv.
”Njoftoj publikun se Gjykata e Lartë në Novi Pazar vendosi të kryejë zhvarrosjen dhe autopsinë e trupit të akademikut të ndjerë, myftiut Muamer Zukorliq, të premten, 6 maj 2022”.
”Gjykata Supreme ka miratuar një ekspertizë ndërkombëtare, që përbëhet nga autoduket e mjekësisë ligjore nga Beogradi (Serbi), Sarajeva (Bosnjë dhe Hercegovina) dhe Hamburgu (Gjermani). Procesi do të mbikëqyret edhe nga Prokuroria e Shtetit e Bosnjë dhe Hercegovinës”.
”Allahu i Madhërishëm na e lehtësoftë procesin dhe të dalë e vërteta në shesh”, shprehet ai mes tjerash.
Akademiku Muamar Zukorliq, ish-myftiu i Sanxhakut dhe kandidat për reis-l-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, kishte vdekur papritur më 6 nëntor të 2021-ës, në moshën 52-vjeçare.
Mbi 100 mijë besimtarë thuhet të ishin pjesë e ceremonisë së varrimit të tij në Novi Pazar, përcjell klankosova.tv.
Lajmet Trupi i myftiut Muamar Zukorliq do zhvarroset, djali i tij njofton se gjykata vendosi për autopsi >> Rahoveci INFO.