Fillon prodhimi i makinës Acura Integra 2023 në Ohio

Acura ka bërë të ditur së fundmi çmimin për Integra 2023, dhe tani ka filluar zyrtarisht prodhimi për hatchback-un e ri të nivelit fillestar të markës luksoze.

Fabrika e automjeteve Marysville në Ohio, ka filluar të ndërtojë makinat Integra të gatshme për klientët, duke sinjalizuar kthimin e brendit më të dashur të Acura-s dhe kthimin e një transmisioni manual në linjën Acura për herë të parë që nga viti 2015.

Integra po ndërtohet në të njëjtën linjë monimi si sedani më i madh TLX, dhe gjithashtu ndan objektin Marysville me Honda Accord.

Kjo është hera e parë që një makinë e cila mban emrin Integra ndërtohet në SHBA dhe bëhet makina e pestë në linjën Acura që prodhohet në Ohio.

Integra 2023 vjen standard me një motor turbocharged 200 kuaj-fuqi 1.5-litra me katër linjë, të huazuar nga Honda Civic Si. /Rahoveci.INFO/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet Fillon prodhimi i makinës Acura Integra 2023 në Ohio >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!