Kryeministri kroat viziton Kievin, pritet nga Zelensky (VIDEO)

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka arritur në Kiev mëngjesin e sotëm për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denis Shmihal .

Qeveria e këtij vendi ka publikuar foto që tregojnë se Plenkoviq është pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas raportimeve të Index.hr, vizita nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie, , transmeton Klankosova.tv.

Shefi i Qeverisë kroate në këtë vizitë po shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Gqrliq Radman dhe Zvonimir Frka-Peteshiq, shef i kabinetit të kryeministrit.

“Kroacia e di se si është të jesh nën agresion ushtarak dhe vazhdon të ofrojë mbështetje politike, diplomatike, financiare, humanitare, teknike dhe çdo mbështetje tjetër të mundshme për Ukrainën, si dhe ndihmë për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas,” tha qeveria në një deklaratë. deklaratë.

Në takime, lidershipi shtetëror ukrainas do ta informojë shefin e Qeverisë kroate për pasojat e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmet ruse, si dhe do të diskutohet për ndihmën e mëtejshme dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Ukrainës.

“Një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje”

Vizita e shefit të ekzekutivit kroat në Ukrainë po zhvillohet në prag të Ditës së Evropës dhe është një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për autoritetet ukrainase dhe popullin mik ukrainas, të cilët janë viktima të agresionit brutal rus, thuhet në një deklaratë të qeverisë në Zagreb.

Para pushtimit ushtarak, Peknoviq bëri një vizitë zyrtare në Ukrainë në dhjetor 2021 dhe mori pjesë në një samit të Platformës së Krimesë me liderët e BE-së në gusht 2021.

https://www.index.hr/vijesti/clanak/video-plenkovic-stigao-u-kijev-pozdravio-ga-zelenskij/2362550.aspx?index_ref=naslovnica_vijesti_ostalo_d

Lajmet Kryeministri kroat viziton Kievin, pritet nga Zelensky (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!