Mungesa e noterëve në 16 komuna të Kosovës po shkakton pritje të gjata – Rahoveci një nga “viktimat”

Qytetarët e Rahovecit detyrohen t’i marrin shërbimet e noterit në Prizren, pasi që mungon noteri në këtë komunë.

E për të marrë shërbime për motorizim të dokumenteve për subvencione bujqësore për qytetarët rahovecas, në Prizren u caktuan 2 noterë të përkohshëm.

Këto pritje të banorëve të Rahovecit kryetari i kësaj komune Smajl Latifi po i quan maltretim.

Kjo u vërtetua pasiqë njëri prej noterëve të caktuar për këta qytetarë nuk u pa në vendin e tij të punës, derisa ekipi i televizionit po qëndronte aty. Prapa kamerës njëri prej punëtoreve të kësaj zyre thotë se tani shërbimet janë caktuar me terminë.

Mirëpo rahovecasit nuk janë të vetmit që kanë mungesë të noterëve, këtë problem po e kanë edhe banorët në 15 komuna të tjera të Kosovës. Njëra ndër to është edhe komuna e Obiliqit, qytetarët e së cilës për shërbime po iu duhet të udhëtojnë në Fushë Kosovë./Express

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!