Opozita e Rahovecit lavdërohet nga të gjithë, voton ‘PRO’ kalimit të mjeteve vetanake

Përkundër se janë në opozitë, kuvendarët e Rahovecit nga radhët e VV-së, PDK-së e LDK-së kanë votuar pro kalimit të mjeteve vetanake.
Kjo për shkak se sipas tyre, nuk do të ishte e udhës që të mos kalohej kjo pikë, kur dihet se jemi në një kohë krize dhe kështu do të humbnin qytetarët e Komunës së Rahovecit, përcjell Rahoveci.info.
Kjo pikë kaloi pas diskutimeve të gjata, e që përfitimi i qytetarëve triumfoi mbi bindjet politike të secilit opozitar.
Meritë për këtë kanë edhe krerët e grupeve parlamentare opozitare, Leonard Morina, Bejtullah Deliu e Burim Krasniqi.
LEXO EDHE:
Maltretimi i fermerëve rahovecas për një noter, presin në radhë të gjata te noteria në Prizren