Osmani e kthen borxhin, mysafirja e parë në vendin që e njohu i pari Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e kishte nderin të ishte përfaqësuesja e parë e popullit të Kosovës atje.Kosta Rika është shteti i parë

“Me Presidentin Chaves u pajtuam që t’i çojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale në lartësi të reja, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe rritjen e interaksionit ekonomik e tregtar”.

“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës që njohën pavarësinë tonë qysh në ditën e parë të shpalljes, më 17 shkurt, pikërisht kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran”.

“Presidentit Chaves i përcolla urimet më të mira në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re, udhëheqjes së popullit të Kosta Rikës drejt një të ardhmeje të begatë e të sigurt”,ka shkruar Osmani, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Kosta Rika është shteti i parë që e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Lajmet Osmani e kthen borxhin, mysafirja e parë në vendin që e njohu i pari Kosovën >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!