Xhiroja e 34-të në Superligë

Do të zhvillohet sot, xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të gjitha pesë takime, zhvillohen në orarin e njëjtë, nga ora 15:00.
Dueli kryesor i kësaj xhiroje, është ai mes Llapit dhe Gjilanit që zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.
Llapit i nevojitet një pikë, për ta siguruar garimin në kualifikimet e Conference League.
Drita do të takohet me Dukagjinin, i cili po vazhdon të luftojë për t’i ikur barazhit.
Feronikeli i dorëzuar, e pret kampionin e shpallur tashmë, Ballkanin.
Ndërkohë, Ulpiana përballet me Prishtinën, kurse dueli kryesor për mbijetesë zhvillohet mes Malishevës dhe Drenicës. /Rahoveci info/
Lajmet Xhiroja e 34-të në Superligë >> Rahoveci info.