Të shmanget gënjeshtra në politikë sepse është mëkat 100 përqind

Të shmanget gënjeshtra në politikë sepse është mëkat 100 përqind
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Ejup BERIShA

Nëse futeni në ujë do të lageni 100 perqind por edhe  nëse merreni me politikë 100 perqind do të bëni mëkate. Këto gjëra mi ka mësuar përvoja ky mësues më i mirë dhe më besnik i jetës. Të njëjtat nuk mund t’i shmang asnjë njeri çoftë femër apo mashkull,  fëmijë apo i rritur, i zi apo i bardhë,  mysliman katolik, ortodoks apo dhe pjesëtar i ndonjë religjioni tjetër.

Si individ kamë provuar shumë shpesh të futem në ujë dhe te mos lagem por kjo gjë ka qenë e pamundur, kështu si pasojë e futjes në ujë gjithmonë jam lagur pra  asnjëherë nuk kamë arritur të dal i thatë nga uji. Njeriu nuk laget vetëm po që se  hyn në ujë dhe  përdor veshje të sofistikuara zhytësish por këso veshjesh nuk përdorin shumica e individëve përpos nëse nuk merren me zhytje profesionale. Por temën rreth lagies e ndërpres këtu meqë kjo nuk është çështje qendrore e këtij shkrimi por e njëjta është çështje plotësuese. Temë qendrore pra në këtë shkrim është bërja e sigurt e mëkateve të njerëzve të cilët merren me politikë. Të mos keqkuptohem nuk bëjnë mëkat njerëzit për faktin që merren me politikë nëse janë të sinqertë të ndershëm dhe të drejtë por ata individ që janë të pasinqertë të pandershëm dhe jo të drejtë. Këta të fundit në vend se të punojnë sinqerisht dhe ndershmërisht në ambientin politik të njëjtët merren me çështje të kota apo dhe me gënjeshtra, kjo pra është bazë për të bërë mëkate nga ana e atyre individëve që merren me politikë. Mëkatet në politikë bëhen duke e pasur parasysh faktin se në të jepen premtime për realizimin e të mirave të përgjithshme që do të jenë në të mirën dhe në interesin e të gjithë qytetarëve  dhe në vend të këtyre ndodh e kundërta. Kur në politikë ndodhin këto gjëra atëherë kjo është tregues se politikanët janë duke gënjyer dhe assesi nuk e thonë të vërtetën. Të gënjyerit gjithmonë ka qenë gjë jo e hijshme e cila në kohërat e mëhershme është sanksionuar në mënyrën më meritore dhe më adekuate. Në shkallë të fundit më parë kush gënjente atij individi i ngjitej nofka e pahijshme Rrenc apo Gënjeshtar. Përveç kësaj në shkallë të fundit  individëve që gënjenin iu mohoeshte besimi pra askush më nuk besonte në ta. Mallkimi më i madh dhe më i rëndë për ta ishte: Ikni dhe rrini sa më larg prej tyre  se të njëjtët gënjejnë. Raporti ndaj njerëzve të tillë ishte i ngjashëm me atë të qenit i cili kafshon atëherë kur më së paku pritet prej tij. Pra në kohërat e mëhershme vetëm kush e pranonte mallkimin dhe nënçmimin e merrte guximin të gënjente, ishin këta njerëz që numëroheshin me gishta të dorës pra ishin pakicë. Ndërsa sot ata që gënjejnë janë shumicë. Sot si duket të gënjyerit është bërë një lloj mode apo dhe filozofie jete. Një lloj të tillë mode e kanë pranuar si duket edhe shumica e qytetarëve. Kështu këta  ata individ që nuk gënjejnë në politikë nuk i llogarisin politikan të  vërtetë. Pra sipas tyre krahas shumë të këqijave politikani edhe duhet të gënjej që në instancë të fundit donë të thotë duhet të bëj mëkate. E për hir të së vërtetës nëse politikanët gënjejnë këta me sigurinë më të madhe  bëjnë mëkate dhe atë 100 përqind. E sipas porosive të Perëndisë kush bën mëkate nuk e ka vendin në parajsë por në Ferr.

Lajmet Të shmanget gënjeshtra në politikë sepse është mëkat 100 përqind >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!