Sot bëhet varrimi i legjendës së boksit të Kosovës, Xhevdet Peci

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit legjendës së boksit të Kosovës në ish-Jugosllavi, Xhevdet Peci.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës, bëri të ditur dje Federata e Boksit të Kosovës.

Në përkujtim të legjendës së boksit kosovar, homazhet u zhvilluan në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 09:00 deri në ora 12:00.

Me fillim nga ora 19:30 do të mbahet një mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë./Rahoveci info/

Lajmet Sot bëhet varrimi i legjendës së boksit të Kosovës, Xhevdet Peci >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!