Votoni tërheqjen e trustit!

Votoni tërheqjen e trustit!
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Naza KRASNIQI

Roli i deputetëve te opozitës dhe pozitës është shqyrtimi, vlerësimi, dhënia e kontributit të tyre profesional në gjitha dokumentet, marrëveshjet ndërkombëtare, draft ligjet, aktet nënligjore dhe çdo dokument, që është në interes publik.

Të gjithë qytetarët, sindikatat shëndetësore, arsimi, policia dhe kush do që është i interesuar për tërheqjen e trustit duhet të organizohen në formë “Proteste” para Kuvendit të Republikës se Kosovës, me qëllim që të bëjnë presion pozitiv tek deputetët e Kuvendit të Kosovës, që janë vendimmarrës të këtij veprimi, thjeshtë votat e tyre “pro” do të ju ndihmojnë qytetarëve për tërheqjen e trustit deri në 30%. Andaj e gjithë vëmendja duhet të fokusohet te përfaqësuesit “deputet” se në ato momente “a do ti mbrojnë interesat partiake” apo “kërkesën e qytetarëve.” Roli i deputetëve është konstruktiv, atëherë kur janë aktiv në të gjitha e seancat e rregullta, duke dhënë kontributin e tyre me vota “pro” apo “kundër” e që është në interes të qytetarëve dhe duke treguar arsyeshmërinë e çdo veprimi në seancat e parlamentit

Deputetët mandatin e kanë fituar me vota të qytetarëve, përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe votimi pro i tërheqjes pa kompensim është interes i qytetarëve dhe nuk e dëmton aspak buxhetin e Kosovës, përkundrazi do t’ju ndihmon qytetarëve të tejkalon krizën ekonomike që po përballen për ditë me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore për derisa nuk ka rritje të pagave. Të gjithë deputet si të opozitës dhe te pozitës nuk kanë asnjë arsye për ta penguar votimin edhe ata deputet që janë kundër këtij procesi le të marrin pjesë në votim me pro, kundër ose abstenim.

Momenti i fundit është që të gjithë bashkërisht, jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në organizim fizik “NË PROTESTËN PËR TËRHEQJEN E TRUSTIT” para Kuvendit, kërko të DREJTËN TË TËNDE.

Shoqëria demokratike i ka dhënë një mjet të fuqishëm qytetarit duke i siguruar të drejtën e pjesëmarrjes. “Të vihesh vetë në lëvizje” mobilizim.

Lajmet Votoni tërheqjen e trustit! >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!