Mbyllet sezoni në Bundesligë, tabela me renditjen përfundimtare

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar java e 34-t dhe e fundit për sezonin 2021/22 në Bundesligë.

Bayern Munichi e fitoi titullin e kampionit sërish, duke e mbyllur sezonin si lider me 77 pikë.

Përveç titullit të kampionit, “Bavarezët” siguruan edhe pjesëmarrjen për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Gjermania në Ligën e Kampionëve do të përfaqësohet edhe nga Borussia Dortmundi, Bayer Leverkuseni dhe Leipzigu.

Union Berlini dhe Freiburgu do të marrin pjesë në Ligën e Evropës, kurse Kolni në Ligën e Konferencës.

Stuttgarti e siguroi mbijetesën sot pas fitores ndaj Kolnit, duke e kaluar në renditje Hertha Berlinin. Skuadra nga kryeqyteti gjerman deri para ndeshjeve të sotme ishte në pozitën e 15-të, por këtë pozitë e humbi pasi u mposht nga Borussia Dortmundi.

Megjithatë, Hertha Berlini ka ende gjasa për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman, pasi do të luajë në “Play-Out”.

Arminia Bielefeld dhe Greuther Furth janë dy skuadrat që kanë rënë në Bundesliga 2. /Rahoveci info/

Lajmet Mbyllet sezoni në Bundesligë, tabela me renditjen përfundimtare >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!