Në mendësinë time nuk manifestojë racizëm e fashizëm

Në mendësinë time nuk manifestojë racizëm e fashizëm
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Ridvan Berisha

Ta keni të qartë të gjithë ju që ishit në istikame të luftës së UÇK-së kundër Serbisë pushtuese, të gjithë ata që dhanë çdo gjë për lirinë që e gëzojmë sot, e vërteta është se ju shiheni si kriminel e bandit nga një pjesë e konsiderueshme e shoqerisë, e pa asnjë dilemë nga mbështetësit fanatikë të Kurtit e Osmanit.

Pse vjen dita që ky grup i njerëzve e ky pushtet përmes propagandës në rrjete sociale me e trajtuar UÇK-në e pjesëtarët e saj sikur të jenë nga Kraleva e Serbisë, këtë se kam pritur kurrë.

Ne Hagë veç drejtësi nuk ka, Gjykata Speciale përmes BIA-së, ta keni të qartë, ka depërtu në palcën e shtetit tonë. Kjo është vërtetë e papranueshme!

I gëzohemi heroizmit të popullit ukrainas në luftën e paprovokuar që po e bëjnë kundër agresionit rus e në të njejtën kohe ‘brigada’ mirë të organizuara të njollosjes online në rrjete sociale përhapin gjuhë të urrejtjes e mosdurimit për themeluesit e UÇK-së qe po akuzohen sot në Hagë! Veç analizojeni këtë animozitet kulturor!

Lajmet Në mendësinë time nuk manifestojë racizëm e fashizëm >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Haka Ademi

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!