Nora e uron të bijën me fjalë të veçanta, publikon pamje nga festa

Sot është ditë e veçantë për këngëtaren Nora Istrefi. Vajza e saj Renee sot feston ditëlindjen e 7-të, shkruan Rahovci.info.tv

Me rastin e ditëlindjes, Nora i ka organizuar vajzës festë të bukur, me ç’rast ka ftuar edhe shoqe e shokë të Renees.

Ajo në instastory ka publikuar pamje të bukura nga festa e vajzës.

“Urime princesha e mamit Renee bukur”, ka shkruar Nora krahas një videoje të publikuar në instastory.

Edhe babai i Renees, Robert Berisha përmes rrjeteve sociale e ka uruar të bijën me disa fjalë të veçanta.

”Urime ditëlindjen drita e babit”, ka shkruar Roberti krahas një fotografie të postuar.

Ndryshe, Robert Berisha dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në gusht të vitit 2019./21Media

Lajmet Nora e uron të bijën me fjalë të veçanta, publikon pamje nga festa >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!