Peja – Trepça, ndërpritet loja – tifozët shkaktojnë tollovi

Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Trepçës, pasi ekipi mitrovicas është larguar nga palestra “Karagaçi”.

Mitrovicasit janë duke u ankuar për siguri dhe kjo është arsyeja e largimit të ekipit.

Pas largimit të Trepçës, filloi një përplasje mes tifozëve të dy skuadrave.

Të dy grupet e tifozëve kanë hedhur mjete ndezëse mes vete, si dhe në parket.

Peja dhe Trepça janë duke e zhvilluar ndeshjen e tretë gjysmëfinale në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

69:66 në të mirë të pejanëve ishte rezultati kur ndeshja u ndërpre.

Për t’u zhvilluar kanë mbetur edhe 26 sekonda./Rahoveci info/

Lajmet Peja – Trepça, ndërpritet loja – tifozët shkaktojnë tollovi >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!