Rahoveci sot i jep lamtumirën e fundit birit të saj çlirimtar, Ymer Durguti

OVL e UÇK-së, Dega e Rahovecit ka njoftuar se pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 52-vjeçare është ndarë nga jeta veterani i UÇK- së , Ymer Ibrahim Durguti.
Ymeri ishte pjesë e ushtrisë së lavdishme të UÇK-së , i sistemuar në Batalionin II në Brigadën 124 “Gani Paçarrizi” të Zonës Operative të Pashtrikut , detyrë të cilën e kishte marrë me komandantët e tij, Tonin e Micin, e shumë shokë të tjerë për ta bërë realitet ëndërrën e kahmotshme të popullit të Kosovës, çlirimin e vendit nga dhuna dhe terrorri serb që robëroj popullin e Kosovës mbi 100 vite.
Ai pas luftës u sistemua në Trupat e Mbrojtjes ë Kosovës, ku vazhdoi edhe për një kohe.
Varrimi bëhet sot më 16 maj 2022 në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Rahovecit, aty ku prehen dëshmorët e Kombit dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ngushëllime familjes, shokëve, miqve, bashkëluftëtarëve.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës ”, thuhet në postimin e OVL-së Rahovec.