Të enjten mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa të KK Rahovec

Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin pjesë në mbledhjen e 4 (katërt) e cila do të mbahet më datë: 19 maj 2022 (e enjte ), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK – Rahovec.
Për këtë mbledhje, kryesuesi Defrim Kafexhiu ka propozuar këtë…
REND DITE
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim – vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave Komunale për biznese;
3. Shqyrtimi i propozim – vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe;
4. Shqyrtimi i propozim – vendimit për themelimin e komiteteve për Arsim dhe Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
5. Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim;
6. Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
7. Shqyrtimi i Draft – Rregullores për dhënien e titujve të nderit, dekoratave dhe çmimeve nga Komuna e Rahovecit;
8. Shqyrtimi i vendimit për bartjen e mjeteve rezervë në investime kapitale;
9. Shqyrtimi i vendimit për aprovimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe;
10. Raporti vjetor i Punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;
11. Raporti i Auditorit të Brendshëm për periudhën e vitit 2021;
12. Të ndryshme.
Defrim Kafexhiu
Kryesues i Kuvendit