Kosova rikthen kohërat e lavdishme në boks

Boksi i Kosovës sot regjistroi arritjen më të madhe dhe historike në kategorinë seniore, që kur Federata e Boksit të Kosovës u bë anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA) në vitin 2014.

Për këtë arritje u përkujdes Donjeta Sadiku, e cila sot e siguroi medaljen në Kampionatit Botëror, i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Sadiku ka siguruar pjesëmarrjen për në gjysmëfinale. Kjo nënkupton se ajo e ka të siguruar së paku medaljen e bronztë nga ky Botëror.

22-vjeçarja në çerekfinale e mposhti Wu Shih-yi, në kategorinë 57 deri në 60 kilogramë.

Kësisoj, Donjeta Sadiku është ende në garë për medaljen e artë dhe të argjendtë. Ajo tani do të garojë në gjysmëfinale.

Çdo fitore tjetër për boksieren nga Kosova do të përkthehej në tjetër medalje dhe tjetër sukses historik.

Pra, boksi i Kosovës veçse e ka siguruar medaljen më të rëndësishme që nga ndërkombëtarizimi, teksa tani janë rritur ambiciet edhe për medalje më të rëndësishme.

Kampionati Botëror i boksit për femra ka nisur më 8 dhe do të mbyllet më 20 maj./Rahoveci info/

Lajmet Kosova rikthen kohërat e lavdishme në boks >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!