Mbappe arrin marrëveshje personale me Real Madridin

Kylian Mbappe raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin.

“The Athletic” ka raportuar këtë të hënë se sulmuesi francez ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga “Los Blancos”.

Sipas këtij mediumi, marrëveshja është arritur mes palëve, por që ende asgjë nuk është nënshkruar.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germainin skadon në fund të sezonit dhe ai mund të kalojë falas te Reali në verë.

Tash e një kohë, Reali thuhet se ka qenë i sigurt që Mbappe do të kalojë në “Santiago Bernabeu” dhe janë vetëm në pritje të nënshkrimit të tij, të cilin e presin të vijë pasi 23-vjeçari të përfundojë sezonin te PSG-ja.

Derisa ish-sulmuesi i Monacos nuk ka nënshkruar ende asgjë, PSG po përpiqet që t’ia ndryshojë mendjen atij.

Megjithatë, Real Madridi besohet se është shumë më afër nënshkrimit me Mbappen./Rahoveci info/

Lajmet Mbappe arrin marrëveshje personale me Real Madridin >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!