Burri e rrah gruan, ajo e lajmëron Policinë dhe bashkë me fëmijët shkon të jetojë te prindërit e saj

Në shumicën e rasteve të dhunës në familje në Kosovë, viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. E një rast i tillë është raportuar sot në rrugën ‘UÇK’ në Rahovec, ku një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 32-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte rrahur të mërkurën e 11 majit në shtëpinë në të cilën jetojnë bashkë me dy fëmijët e tyre tash e 5 vite.

Si pasojë e lëndimeve të marra shkaku i dhunës që përjetoi nga bashkëshorti i saj, 32-vjeçarja është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec për tretman mjekësor, e më pas është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Pas dhënies së deklaratës ku rrëfeu të gjitha detajet lidhur me rastin, ajo ka kërkuar që bashkë me dy vajzat e mitura, të strehohet te prindërit e saj.

Kjo për shkak se nuk ndihet e sigurt që të kthehet dhe të jetojë bashkë me bashkëshortin e saj.

Me t’u raportuar rasti, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është arrestuar i dyshuari, i cili më pas është dërguar në Polici për t’u intervistuar.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Inicialet e personit të arrestuar janë S.C.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!