NBA: Milwaukee Bucks eliminohet nga gara për titull

Kampioni në fuqi i NBA-së, Milwaukee Bucks, nuk do të mund të mbrojë titullin. Të dielën mbrëma, është eliminuar në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes nga Bostoni me 4:3 në fitore.

Bostoni fitoi ndeshjen e shtatë, vendimtare, me rezultatin 109:81 dhe kështu në finale të Lindjes do të takohet me Miami Heat.

Grant Williams ishte më efikasi te Bostoni me 27 pikë e 6 kërcime. Te Bucks, më efikasi ishte nigeriani me shtetësi greke, Giannis Antetokounmpo me 25 pikë, 20 kërcime e 9 asistime.

Të dielën mbrëma është bërë i ditur edhe çifti final i Konferencës së Perëndimit. Dallas Mavericks iu bashkua Golden State Warriorsit në finale të konferencës.

Dallasi fitoi në udhëtim në ndeshjen vendimtare ndaj Phoenix Suns (123:90), që gjatë sezonit të rregullt ishte ndër skuadrat më të mira. Dallasi fitoi serinë me 4:3.

Dallasin e udhëhoqi slloveni Luka Donçiq me 35 pikë e 10 kërcime. Te Suns, më efikasi ishte Cameron Johnson me 12 pikë.

Lajmet NBA: Milwaukee Bucks eliminohet nga gara për titull >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!