Prindoni uron presidenten: Mbretëresha në fron

Sot presidentja, Vjosa Osmani feston ditëlindjen e 40-të.
Me këtë rast bashkëshorti i saj, Prindoni i bëri një dedikim emocionues, duke e quajtur atë mbretëreshë.
”Urime ditëlindjen Mbretëresha në Fron, 40”, ka shkruar Prindoni krahas një fotografie të postuar.
Në biografinë zyrtare të presidentes Osmani shkruan se ajo u lind me 17 maj të vitit 1982, pra sot Osmani mbush 40 vjet jetë.
Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet Master dhe studimet e Doktoraturës i ka mbaruar në Universitetin e Pittsburgh-ut në Pensilvani, ShBA.
Pas pesë mandateve si deputete në Kuvendin e Kosovës, ajo me 4 prill të vitit të kaluar mori detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Paraprakisht Osmani Më 3 shkurt 2020, u zgjodh Kryetarja e parë grua e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me 5 nëntor 2020, Vjosa Osmani është bërë u.d. Presidente e Republikës së Kosovës, pozita që i ka mbajtur deri me 22 mars 2021.
Që nga viti 2006 ka ligjëruar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa si profesor vizitor ka ligjëruar edhe në Universitetin e Pitsburgut në ShBA.
Gjatë viteve 2006-2010, Vjosa Osmani ka shërbyer si Shefe e Stafit e Presidentit të Kosovës dhe Këshilltare e Lartë për çështje Ligjore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Osmani është e martuar me Prindon Sadriun me të cilin ka dy vajza binjake Anda Elisa Sadriu dhe Dua Tiara Sadriu./21Media
Lajmet Prindoni uron presidenten: Mbretëresha në fron >> .