Ndeshja Peja-Trepça, vie edhe reagimi i KB ‘Peja’

Pas fitores dhe incidenteve në parket në ndeshjen me KB ‘Trepça’, në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të “Play-off”-it ka ardhur edhe reagimi nga KB ‘Peja’.
Ndeshja e zhvilluar në “Karagaçi” dhuroi spektakël deri në fundin e ndeshjes, ku pastaj situata u tensionua.
Reagimi i plotë:

“Ndeshja e cila në parket ishte një dramë e vertet u prish nga disa incidente të tifozëve nga të dyja palët të cilët vetem sa po e damtojnë basketbollin edhe mundin e ekipeve dhe lojtareve.
Ditët në vazhdim do jemi në komunikim me Federaten dhe KB Trepçen qe organizimet tona të jenë sa më të mira dhe mos perseriten incidentet e tilla ndeshjet e rradhes.”-thuhet në reagim.
Ndryshe, Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të “Play-off”-it. Mitrovicasit tani udhëheqin me 2:1, teksa skuadra që shënon tre fitore kalon në finalen e madhe.
26 sekonda para fundit të ndeshjes, ekipi mitrovicas u largua nga palestra pasi u ankuan në mungesë të sigurisë.
Situata eskaloi pastaj edhe më shumë, pasi filloi një përplasje mes tifozëve./Rahoveci info/
Lajmet Ndeshja Peja-Trepça, vie edhe reagimi i KB ‘Peja’ >> Rahoveci info.