Qerkini: Nga zyra e grupit punues të Qeverisë nuk po e vizitojnë sa duhet zonën e gërmimeve në Shtavall

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka folur për gërmimet që janë duke ndodhur në Shtavall të Serbisë për të gjetur trupat e shqiptarëve.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se deri tani nuk ka shenja se është ndonjë trup në këtë zonë.

“Nuk ka asgjë edhe pse ka filluar për 10 ditë gërmimi. Kam qenë vet besoni asnjë pyetje që ua kemi bërë serbëve që ishin aty nuk kanë qenë në gjendje të përgjigjen ashtu siç duhet. Çfarë informata që kam deri tani ende nuk ka shenja në të cilin janë hedhur mbeturina nga qymyri i minierës, me aq sa kam informata të premten përfundohet gërmimi”,ka thënë Qerkini.

Qerkini ka thënë se pjesëtarë të grupit punues për të pagjeturit nuk janë duke shkuar të vizitojnë sa duhet zonën në Shtavall.

“Unë nesër do të shkojë në zyrën e grupit punues ku punon Andin Hoti, dhe do t’i them ‘o zotëri, a do ta dërgosh edhe dikë tjetër nga ekipi, dhe jo vetëm dy mjekë që janë aty’. Nga komisioni për mua janë duke dërguar joseriozitet sepse nuk janë duke shkuar çdo dy ditë të shikojnë se çfarë është duke ndodhur aty. Edhe këta janë duke luajtur nuk po punohet me seriozitet më këtë plagë të pashërueshme”,ka thënë Qerkini.

Qerkini ka kritikuar ekzekutivin e vendin se nuk janë duke ushtruar presion më shumë për punën e të pagjeturve.

Lajmet Qerkini: Nga zyra e grupit punues të Qeverisë nuk po e vizitojnë sa duhet zonën e gërmimeve në Shtavall >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!