ZYRTARE: Peja vendos të luajë sot kundër Trepçës

Klubi basketbollistik, Peja ka vendosur që ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Trepçës, ndonëse fillimisht e kishin lënë pikëpyetje këtë pjesë.

KB ‘Peja’ u dënua me 7 mijë euro gjobë dhe me dy ndeshje pa praninë e tifozëve, pas incidenteve që ndodhen në ndeshjen e tretë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës, e cila u zhvillua të dielën në palestrën “Karagaçi”.

Por, tani Komisioni Arbitrar i FBK-së ka vendosur ndryshe prej Komisionit të Garave.

Ndërkohë, tani bëhet e ditur se Peja do të luajë, kurse 750 tifozë do të jenë brenda në palestër.

Drejtori sportiv i KB Pejës, Arbër Elshani tha se 750 tifozët të Pejës do të lejohen brenda palestrës “Karagaçi”, kurse klubi ka bërë një “zgjidhje” edhe për tifozët tjerë.

Ai në profilin e tij në Facebook njoftoi se do të vendoset një projektor jashtë palestrës për tifozët pejanë, për ta përcjellur ndeshjen ndaj Trepçës.

“Hajde Peja, shihemi n’Karagaq nesër (sot, E Enjtë). Reth 750 persona lejohen n’palestër, tjerët në projektor jashtë palestrës. Kërkoj mirëkuptimin tuaj, kaq kishim mundësi të bënim në bishtin e lugës”, shkroi ndër tjera Elshani./Rahoveci info/

Lajmet ZYRTARE: Peja vendos të luajë sot kundër Trepçës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!