Gjermania nis partneritet energjetik me Katarin për t’u distancuar nga gazi rus

Gjermania dhe Katari ranë dakord të premten për një partneritet energjetik, i cili mund të bëjë që Doha të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Berlin në vitin 2024.

Katari do të jetë faktor kyç për strategjinë e ardhshme të energjisë të Gjermanisë për t’u distancuar nga gazi rus, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në Berlin.

“Çështja e sigurisë së energjisë ka një rol të rëndësishëm për ne. Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën e saj për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm me anije”.

“Është një hap i madh dhe Katari luan një rol të rëndësishëm në strategjinë tonë”, deklaroi Scholz, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Emiri i Katarit iu tha gazetarëve se ai shpreson se vendi i tij do të fillojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm në Gjermani në vitin 2024.

Lajmet Gjermania nis partneritet energjetik me Katarin për t’u distancuar nga gazi rus >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!