KONKURS PUBLIK

Me rastin e 5 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit shpall konkurs publik për:

  1. Kopshtin më të rregulluar dhe me llojllojshmëri të florës;
  2. Rruga më e pastër dhe ekologjike.
  3. Ekologu i viti 2022 (nga nxënesit e klasëve të gjashta Ekologji dhe Mjedis);

Të drejtë konkurimi kanë qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët mendojnë që i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e këtij projekti ekologjik.
Të interesuarit për aplikim duhet të aplikojnë me shkrim dhe foto të objektit, rrugës dhe kopshtit. Aplikacionet dorëzohen në Sektorin e Mjedisit në Drejtorinë per Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Fituesit do të shpërblehen me dhurata modeste nga ana e drejtorisë.

Konkursi mbetet i hapur në publik dhe në faqen zyrtare të Komunès së Rahovecit, nga data 20 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.
Ceremonia e ndarjes së dhuratave do të organizohet më 5 qershor në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

Drejtor
Albnor Mullabazi

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!