Nazim Bllaca është gjallë, e konfirmon i vëllai

Nazim Bllaca është gjallë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv vëllai i tij, Liman Bllaca, i cili tha se Nazimi është shëndoshë e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare.

Ai e demantoi kështu avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së dekaroi se Nazim Bllaca ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Ka informacione që ka qenë aset serb, i paguar nga shërbimet e fshehta serbe”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Pas kësaj deklarate që e tronditi vendin, Nazim Bllaca që vetëdeklarohej si agjent i SHIK-ut u bë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Në këtë cilësi, ai u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Bazuar në deklaratat e Nazim Bllacës u zhvilluan tri procese gjyqësore, “Bllaca 1″, “Rasti Bllaca 2” dhe “Bllaca 3”.

Lajmet Nazim Bllaca është gjallë, e konfirmon i vëllai >> Rahoveci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!