Trepça mposhtë Pejën në ‘Karagaç’, kalon në finalen e madhe

Ka përfunduar super përballja mes klubit të basketbollit Trepça dhe Pejës, ku minatorët kanë siguruar fitoren e tretë në gjysmëfinalen e katërt të playoff-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça ka siguruar finalen e playoff-it pasi që e ka mposhtur sot me shifrat 81:76 Pejën në palestrën “Karagaçi”.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 45:32 në favor të Trepçës, pasi që në të dy çerekët e parë kryesonte me shifrat 23:12 dhe 22:20.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e baraspeshuar, ku çereku i tretë u mbyll me barazim, 14:14, kurse çerekun e katërt, Peja ishte në epërsi prej 30:22, por që nuk ishte e mjaftueshme që ta mposhte Trepçën.

Më i miri i ndeshjes ishte Drilon Hajrizi i Trepçës me 22 pikë, 12 kërcime e tre asistime, kurse te Peja më i dalluari ishte Arian Callakaj me 19 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

Tani, me seri të fitoreve 3:1 në favor të Trepçës, kjo e fundit vazhdon në finale të playoff-it të Superligës, ku atje do të përballet me Golden Eagle Yllin./Rahoveci info/

Lajmet Trepça mposhtë Pejën në ‘Karagaç’, kalon në finalen e madhe >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!