UEFA zëvendësoi emrin “Air Albania” nga stadiumi shqiptar

Stadiumi shqiptar “Air Albania” do të jetë mikpritës i finales së Ligës së Konferencës, por gjatë këtij organizimi, UEFA ka përdorur një emër tjetër për stadiumin shqiptar.

Stadiumi vazhdon të quhet “Air Albania Stadium”, por UEFA në veprimtaritë e saja ndërkombëtare, nuk pranon emra komercial që nuk kanë lidhje me sponsorët e saj, në ndeshjet që i organizon vetë ky institucion.

Kjo është arsyeja, pse UEFA ka zëvendësuar emrin e stadiumit dhe në agjendën e finales së Ligës së Konferencës, ata i referohen stadiumit me emrin “National Arena” (Arena Kombëtare).

Finalja e madhe, e Ligës së Konferencës në stadiumin shqiptar, do të zhvillohet më 25 maj me fillim nga ora 21:00, ku do të takohen skuadra e Romës me atë të Feyenoordit. /Rahoveci info/

Lajmet UEFA zëvendësoi emrin “Air Albania” nga stadiumi shqiptar >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!